Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaEmërohet drejtuesja e re e QSUT, Rudina Degjoni

Emërohet drejtuesja e re e QSUT, Rudina Degjoni

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka njoftuar mbi emërimin e drejtoreshës së re të spitalit, Rudina Degjoni.

Degjoni zëvendëson në këtë post Anxhela Paparizon.

Njoftimi i QSUT:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni

Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo.

Lini një koment