Emiljano Çela largohet nga Pogradeci, “liqenorët” në kërkim të trajnerit të ri
Emiljano Çela nuk është më trajner i Pogradecit. Ai ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore dhe drejtuesit e klubit e kanë pranuar. “Liqenorët” e fituan ndeshjen e fundit me Besëlidhjen, por pas 10 javësh kampionat nuk janë në pozitat që priteshin.
Tani mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e drejtuesve të Pogradecit për trajnerin e ri. Çela u ul në stolin e këtij ekipi sezonin e kaluar, por nuk mundi ta ngjiste në elite, edhe pse investimet ishin të mëdha. Aktualisht Pogradeci mban vendin e 5-të në Kategotinë e Parë, me 17 pikë të grumbulluara.
“Klubi i Futbollit Pogradeci njofton se trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të parë. Klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij dhe z.Çela largohet nga skuadra.
Drejtuesit e klubit e falënderojnë për punën dhe përkushtimin gjatë kohës që drejtoi skuadrën dhe i urojnë suksese në vazhdim të karrierës.
Klubi po punon që të gjejë sa më shpejt një trajner të ri. Emri i tij do të bëhet i ditur me një njoftim zyrtar sapo të përfundojë procesi. Deri atëherë, stërvitjet dhe përgatitjet e ekipit vazhdojnë normalisht”, – shkruhet në njoftimin e klubit “liqenor”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.