E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Emiljano Vila largohet nga Teuta

Emiljano Vila largohet nga Teuta

Vazhdojnë largimet nga Teuta. Klubi durrsak njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me Emiljano Vilën. 38-vjeçari ka qenë një nga ikonat e klubit, duke dhënë kontributin e tij për Teutën për disa vite.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila.

Pas një periudhe të kaluar së bashku, lojtari nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.

Klubi e falënderon Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Lini një koment