Empire State Building ndriçon me të kaltër për dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce
Taylor Swift dhe Travis Kelce festuan dasmën e tyre në Madison Square Garden të premten, dhe një prej simboleve më të njohura të Nju Jorkut u ndriçua për ta. Empire State Building u vesh me dritë të kaltër, ndërsa në faqen zyrtare të ndërtesës u publikua se kjo bëhej për të festuar dasmën e çiftit. Në rrjetin X u postua edhe mesazhi “Her something blue”, në referencë të traditës së dasmës “something old, something new, something borrowed, something blue”.
Siç raporton CBS News, Policia e New York-ut mbylli rrugët përreth Madison Square Garden, vendosi pengesa dhe shtoi prezencën e efektivëve, por kjo nuk i ndaloi fansat që të mblidheshin dhe të përpiqeshin të shikonin nga afër. Një vizitore nga Britania, Chloe Stanley, tha se nuk kishte arritur të siguronte bileta për Eras Tour dhe se kjo ishte më e afërta që kishte qenë pranë. Lindsay Perrin udhëtoi me fëmijët nga Indianapolis dhe tha se kishin udhëtuar 12 orë për të marrë pjesë në festime, duke e quajtur ngjarjen „dasma jonë mbretërore”. Një tjetër admirues, Hanna Daidal, tha se kishte fluturuar nga Europa pas blerjes së biletave në minutën e fundit.
Jumbotronët jashtë arenës shfaqën mesazhin “JUST&T MARRIED!” (T&T për Taylor dhe Travis), ndërsa atmosfera përreth mbeti festive dhe e mbushur me adhurues. Sipas CBS News, pritet që resepsioni i dasmës të zgjasë gjatë natës dhe të vijojë në orët e para të së shtunës.