Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej më shumë se 50 vitesh.

Ambasada amerikane në Tiranë u rihap më 1 tetor të atij viti, me Christopher Hill si të Ngarkuar me Punë ad interim, ndërsa nga William E. Ryerson në vitin 1991 deri te Yuri Kim, e cila e përfundoi mandatin në vitin 2023, në Tiranë kanë shërbyer 10 ambasadorë amerikanë. Pas gati tre vitesh pa ambasador, këtë të shtunë misionin në Shqipëri e nisi Eric Wendt.

Lista e ambasadorëve pas 1991:

-Yuri Kim 2020

-Donald Lu 2015

-Alexander A. Arvizu 2010

-John L. Withers II 2007

-Marcie B. Ries 2004

-James F. Jeffrey 2002

-Joseph Limprecht 1999

-Marisa R. Lino 1996

-Joseph E. Lake 1994

-William E. Ryerson 1991

Lini një koment