Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaEmrat, kush janë personat që u përplasën fizikisht në sallën e Gjykatës së Posaçme (VIDEO)

Emrat, kush janë personat që u përplasën fizikisht në sallën e Gjykatës së Posaçme (VIDEO)

Një përplasje fizike ka ndodhur në sallën e Gjykatës së Posaçme. Mësohet se të pandehurit janë konfliktuar brenda kafazit të xhamit.

Ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.

Gazetari Eni Ferhati raporton se ka qenë një situatë e tensionuar brenda sallës. Të pandehurit në procesin gjyqësor, konkretisht Fation Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha janë të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e rëndë kjo e cila ka kaluar për kompetencë në SPAK ku të pandehurit janë konfliktuar në kafaz.

Në procesin gjyqësor ishin të pranishëm gjyqtari i çështjes dhe prokurorja e SPAK.

Lini një koment