E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Erdogan bindi Trump të ndalte një plan kundër Iranit? Pretendimi i ish-shefit të inteligjencës izraelite

Erdogan bindi Trump të ndalte një plan kundër Iranit? Pretendimi i ish-shefit të inteligjencës izraelite

Ish-drejtuesi i inteligjencës ushtarake izraelite, Recep Tayyip Erdogan pretendon se presidenti turk ka luajtur një rol kyç në bllokimin e një operacioni të planifikuar nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit.

Sipas deklaratave të ish-shefit të inteligjencës izraelite, Tamir Hayman, Erdogan ka arritur të bindë presidentin amerikan Donald Trump që të mos lejonte nisjen e një operacioni të mbështetur nga grupet kurde, i cili thuhet se ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të koordinuar mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iran.

Hayman pretendon se operacioni parashikonte një ndërhyrje tokësore në territorin iranian nga forca të armatosura kurde, e cila do të shërbente si faza e parë e një serie veprimesh më të gjera strategjike kundër Teheranit. Sipas tij, ndërhyrja diplomatike e Ankarasë ishte vendimtare për ndalimin e këtij plani përpara se ai të hynte në zbatim.

Deklaratat kanë ngjallur debat, pasi lidhen me pretendime për operacione të fshehta dhe përdorimin e forcave “proxy” në rajon. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga SHBA-ja, Izraeli apo Turqia për ekzistencën e një plani të tillë, duke bërë që çështja të mbetet në nivel pretendimesh dhe spekulimesh në kuadër të zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Lini një koment