Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaEurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohe

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohe

Të paktën 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, si dhe 5 eurodeputetë ndodhen sot në Zvërnec, në kuadër të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit.

Mes tyre edhe eurodeputeti grek Fredi Beleri, i cili ka mbërritur i pari në Zvërnec, ku është shprehur se vizita synon të shohë nga afër situatën në zonë, me fokus te biodiversiteti dhe mbrojtja e mjedisit.

Beleri tha se është pro zhvillimit, por theksoi se investimet duhet të realizohen duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit të së drejtës.

“Zhvillimi të jetë i qëndrueshëm dhe biodiversiteti dhe natyra të respektohen. Janë 5 eurodeputetë që kanë ardhur. Nga Shqipëria janë 14 deputetë”, tha Beleri.

I pyetur nëse është pro investimit në Zvërnec, eurodeputeti u përgjigj:

“Unë jam pro çdo investimi kur bëhet me ligje dhe norma të shtetit të së drejtës”.

Sa i përket mundësisë së një dëgjese publike me banorët e zonës, Beleri tha se, sipas informacionit që ka, një takim i tillë nuk pritet të zhvillohet.

Deputetët e tjerë pritet t’i bashkohen vizitës në vijim.

Lini një koment