E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Familja në qendër të buxhetit”- Deputetja Ekonomi: 24 miliardë lekë për pensionistët, dyfishohet dhe bonusi!

“Familja në qendër të buxhetit”- Deputetja Ekonomi: 24 miliardë lekë për pensionistët, dyfishohet dhe bonusi!

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi komentoi projektbuxhetin e vitit 2027, duke theksuar se në qendër të tij është familja dhe mbështetja për qytetarët.

Ekonomi bëri të ditur se një nga masat e parashikuara lidhet me produktet e shportës, ku 54 produkte pritet të përfitojnë uljen e TVSH-së nga 20% në 6%.

Sipas saj, projektbuxheti parashikon gjithashtu mbështetje për familjet e reja, si dhe ndryshime në mënyrën e dhënies së bonusit të bebes.

Një tjetër kategori që, sipas deputetes, do të përfitojë nga masat e buxhetit janë pensionistët. Ekonomi deklaroi se për këtë kategori janë parashikuar 24 miliardë lekë, të cilat do të përdoren për indeksimin e pensioneve dhe dyfishimin e bonusit.

Sa i përket treguesve ekonomikë, deputetja tha se rritja ekonomike për vitin 2027 është përllogaritur në nivelin 4%, duke theksuar se kjo rritje synohet të përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët dhe zhvillim të ekonomisë.

“Ne qendër është familja. Kemi marrë në konsideratë produktet e shportës, që janë plot 54 të tilla që ulen TVSH nga 20 në 6%. Një pjesë shkon për të mbështetur familje e reja dhe ndryshon mënyra se si jepet bonusi i bebet. Është menduar edhe për pensionistë, këtë viti jepen 24 miliardë lekë për pensionistë, indeksimi dhe dyfishimi i bonusit. Familja vjen në qendër, vjen në qendër edhe më shërbime që vijnë nga arsimi dhe shëndetësia. Janë më shumë investime në infrastrukturë. Rritja ekonomike është përllogaritur në nivelin prej 4%. Kjo do të përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët dhe për ekonominë e vendit”, tha ajo.

E pyetur se sa do jetë bonusi që do t’u ndahet pensionistëve, Ekonomi tha se kjo gjë do të komunikohet nga vetë Ministria e Ekonomisë.

“Unë besoj se do jetë një informacion që Ministria e Ekonomisë do ta ndajë në ditët në vazhdim.”, tha ajo.

Lini një koment