E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nga marshimi në rrugët e Tiranës, te përplasjet me Policinë, protesta shoqërohet me tensione!

Nga marshimi në rrugët e Tiranës, te përplasjet me Policinë, protesta shoqërohet me tensione!

Tensionet shoqëruan edhe protestën e 172 në kryeqytet.

Një protestë që nisi e qetë dhe si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Efektivët e policisë u përplasën me protestuesit, në tentativë për t’i larguar ata nga bulevardi, që të mos bllokohej qarkullimi.

Protesta nisi prej orëve të mëngjesit, me nisjen e seancës plenare, por Parlamenti nuk ishte fokusi i të rinjve, të cilët edhe të mërkurën zgjodhën Ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrinë.

E njëjta pamje ishte edhe në protestën e kaluar, ku pati përplasje të forta mes policisë dhe të rinjve që zbritën në bulevard. Një prej tyre denoncon se është dhunuar nga forcat e rendit.

Lini një koment