Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Fatri Islamaj zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Fatri Islamaj zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Fatri Islamaj është zgjedhur këtë të premte anëtar i KLGJ-së nga radhët e gjykatave të apelit. Ai është anëtari i dytë i KLGJ-së që është zgjedhur këtë të premte. Fatri Islamaj mësohet se mori 190 vota.

Përballë tij ishte Igerta Hysi, e cila mori 171 vota të gjyqtarëve. Edhe gjyqtari Sandër Simoni u zgjodh sot anëtar i KLGJ-së.

Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan me barazim votash, 179 me 179 vota. Rregullorja parashikon hedhje me short, dhe pas shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sander Simoni.

Lini një koment