Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaFBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet

Për herë të parë mblidhen në Tiranë 235 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë në një konferencë të FBI-së.

Fokus i diskutimeve mes tyre dhe autoriteteve shqiptare ishte forcimi i bashkëpunimit, strategjive dhe rritja e kapaciteteve për të luftuar aktivitetin e grupeve kriminale.

Për Jim Gallagher, presidentin e FBI National Academy Associates, një botë, e cila po rritet shpejt, të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të rritur luftën ndaj krimit ndërkufitar.

“Është një përfitim shumë i madh për të dyja palët. Ne do të shërbejmë dhe do të mbështesim njëri-tjetrin dhe kjo prezencë e dëshmon këtë, sa më e madhe bëhet bota, aq më i madh bëhet dhe krimi. Duhet të jemi të lidhur së bashku, në mënyrë që të luftojmë krimin ndërkufitar”.

Për Kreun e SPAK Klodian Braho bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare.

“Në Shqipëri kemi bërë përparim në goditjen e krimit të organizuar, kemi fituar njohuri sesi fshehin dhe lëvizin përfitimet grupet kriminale. Për SPAK bashkëpunimi përfshin edhe përgjegjësinë. Një informacion që gjejmë në Shqipëri mund të ndihmojë një hetim në vendin tuaj. Falenderoj FBI dhe partnerët ndërkombëtar për ekspertizën që ndajnë me ne”.

Kjo konferencë është e 42-ta e Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, ku midis 235 pjesëmarrësve, ka përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.

Lini një koment