E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Fëmijët vishen kuqezi për festat e Nëntorit në Elbasan

Fëmijët vishen kuqezi për festat e Nëntorit në Elbasan

Atmosfera e festave të Nëntorit ka përfshirë edhe qytetin e Elbasanit, ku fëmijë të veshur kuqezi, me flamuj në duar, janë bërë pjesë e aktiviteteve të organizuara në prag të 28 dhe 29 Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga festimet në qytet, ku spikasin fëmijët të veshur me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke valëvitur flamuj dhe duke përcjellë atmosferën e festës.

Ngjyrat kuqezi dhe simbolika kombëtare janë pjesë e aktiviteteve festive që kanë nisur të zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit në kuadër të festave të Nëntorit.

Lini një koment