Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaFerit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin

Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë mëngjesin e kësaj të diele, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit.

Në orën 10.00, ai u prit në një takim nga Albulena Haxhiu, ushtruese e Detyrës së Presidentes së republikës së Kosovës.

“Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, i ka thënë Haxhiu ministrit Hoxha, të cilin e uroi për detyrën e tij si dhe vlerësoi përvojën e tij të gjatë diplomatike në përfaqësimin e Shqipërisë në organizata dhe forume ndërkombëtare.

Sipas presidencës së Kosovës, “në takim u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinimin në politikën e jashtme, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve”.

Një pjesë e takimit iu kushtua rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Presidentja Haxhiu kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian, si dhe për afrimin e mëtejshëm të Kosovës me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe.

Më pas zhvilloi edhe një takim me presidentin e Kosovës Albin Kurtin.

Më tej, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Hoxha pritet të zhvillojë të tjera takime më rëndësi. Mes të cilëve përmendim Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.

Në mesditë të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri i Jashtëm do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, ndërsa do të zhvillojë edhe një vizitë në Bazën e KFOR-it.

Lini një koment