Festa e 28 Nëntorit, e hëna ditë pushimi për administratën publike
Për nder të festës së 28 Nëntorit, e hëna, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë.
Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike .
“Të nderuar/a zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës,
Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/