E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Festat e Nëntorit, fëmijët gjirokastritë me këngë dhe ngjyra kuqezi

Festat e Nëntorit, fëmijët gjirokastritë me këngë dhe ngjyra kuqezi

Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, atmosfera kuqezi ka nisur të ndihet në qytete të vendit, përmes aktiviteteve të ndryshme.

Në Gjirokastër, nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit të gurtë, janë bërë pjesë e organizimeve festive së bashku me mësuesit e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje në rrjetet sociale të festimeve, ndërsa u shpreh se fëmijët gjirokastritë i japin edhe më shumë jetë e ngjyra festave të Nëntorit.

Me veshje kuqezi, flamuj në duar, nxënësit kanë kënduar këngë patriotike, në kalldrëmet e Pazarit të Vjetër të Gjirokastrës dhe kalanë e Argjirosë duke dhuruar spektakël dhe atmosferë festive.

Lini një koment