E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Fier, përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar (VIDEO)

Fier, përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar (VIDEO)

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar.

Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili, sapo ka konstatuar praninë e flakëve, ka dalë menjëherë nga mjeti, duke shmangur çdo rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Lini një koment