Saturday, 18 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveFIFA publikon fotografi të Agim Ademit nga ngjarjet e pragfinales së Kupës së Botës

FIFA publikon fotografi të Agim Ademit nga ngjarjet e pragfinales së Kupës së Botës





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 18, 2026

FIFA publikon fotografi të Agim Ademit nga ngjarjet e pragfinales së Kupës së Botës


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, po merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga FIFA në prag të finales së Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjatë këtyre aktiviteteve, presidenti Ademi ka zhvilluar takime me personalitete të njohura të futbollit botëror e drejtues të federatave kombëtare. Në kuadër të ceremonisë së organizuar në Trump Tower, ai është përshëndetur edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Pjesëmarrja e presidentit Ademi në këto ngjarje të rëndësishme konfirmon edhe një herë pozitën gjithnjë e më të konsoliduar të Federatës së Futbollit të Kosovës në familjen e futbollit ndërkombëtar. Ndërkohë, FIFA vazhdon të dëshmojë respektin dhe vlerësimin e saj për futbollin e Kosovës, ku ka publikuar edhe fotografi të presidentit Agim Ademi, në platformat zyrtare të saj. Kjo është një tjetër tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe i vëmendjes që institucioni më i lartë i futbollit botëror i kushton Kosovës”, thekson FFK.

Sipas FFK-së, ky vlerësim është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm, angazhimit institucional dhe punës së përbashkët për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Mbështetja e vazhdueshme e FIFA-s për projektet zhvillimore, përparimin institucional dhe integrimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dëshmon besimin që ky institucion ka ndaj punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Lini një koment