Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaFinalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Policia e Tiranës ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione të koduara “Hija” dhe “Reaction”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për 6 raste vjedhjesh.

Në kuadër të operacionit “Hija”, u arrestua 23-vjeçari K. M., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer vjedhje në 5 subjekte gjatë periudhës 14–22 gusht.

Gjatë kapjes së tij në sheshin “Skënderbej”, policia i gjeti dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit “Reaction”, u arrestua 31-vjeçari Sh. J., i cili akuzohet se ka vjedhur me dhunë 2 varëse një shtetaseje në rrugën e “Saraçëve”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Lini një koment