Fitim Behluli kujton Riza Llukën: 12 vjet nga ndarja prej jetës së burrit që tronditi themelet e Jugosllavisë
Riza Lluka ishte një nga figurat e njohura të Pejës, i cili me personalitetin, autoritetin dhe kontributin e tij la gjurmë në jetën shoqërore e politike të kohës. I kujtuar për qëndrimin e tij të palëkundur, fisnikërinë dhe përfshirjen në procese të rëndësishme, Lluka mbetet një emër që lidhet me historinë dhe krenarinë e qytetit të Pejës.
Figura e tij është veçanërisht e lidhur me guximin për të kundërshtuar padrejtësitë dhe për të mbrojtur qëndrimet e veta në periudha të vështira.
Autoriteti që gëzonte dhe aftësia për t’i tejkaluar pengesat e bënë atë një personalitet të respektuar nga bashkëkohësit.
Në 12-vjetorin e vdekjes së tij, jetën, veprën dhe kontributin e Riza Llukës e ka kujtuar edhe kryeredaktori i Radio1, Fitim Behluli, i cili përmes një postimi ka ndarë kujtimet dhe vlerësimin e tij për figurën e Llukës.
Behluli e ka cilësuar atë si burrë fisnik të Kosovës, njeri të proceseve të mëdha dhe hero të kohës së vet, duke rikujtuar edhe qëndresën e tij ndaj sistemit jugosllav.
“Festat e Nëntorit ka kohë që fillojnë me të kujtuarit e lavdit për Riza Llukën! Burrin fisnik të Kosovës, njeriun e proceseve të mëdha, heroin e kohës së vet, që me gishtrinjët kundër, trandi themelet e Jugosllavisë. Riza Llukën që me autoritetin e tij çdoherë ja dilte t’i tejkalonte pengesat që i shfaqte jeta! Krenarë që pata fatin, të bashkëpunoj, duke e pasur Drejtor në RTV ‘Dukagjini’. 12 vite nga vdekja e tij! Pushoftë në parajsën e merituar!”, ka shkruar Behluli.
Krahas vlerësimit për kontributin e tij, Behluli ka shprehur edhe krenarinë për mundësinë që pati të bashkëpunonte me Riza Llukën, në kohën kur ai ishte drejtor në RTV “Dukagjini”. /Telegrafi/