E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)

Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)

Një individ i Fokës së Mesdheut është vëzhguar në brigjet e Radhimës, në Vlorë. Gjitari i rrallë detar është filmuar gjatë një ekspedite në det, të zhvilluar në bashkëpunim me PPNEA, ADZM Vlorë dhe Universitetin e Durrësit.

Foka e Mesdheut është një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë. Një takim i tillë është i veçantë, pasi kjo specie kalon pjesën më të madhe të kohës në det dhe është e vështirë për t’u vëzhguar.

Shpellat detare, brigjet e qeta dhe zonat e izoluara janë të rëndësishme për strehimin dhe riprodhimin e saj. Ekspertët theksojnë se mbrojtja e habitateve detare është thelbësore për ruajtjen e kësaj specieje.

Urbanizimi, ndërtimet e pakontrolluara përgjatë bregdetit dhe shqetësimi nga aktiviteti njerëzor shtojnë presionin mbi këto habitate. Ruajtja e zonave të qeta dhe të patrazuara i jep më shumë mundësi Fokës së Mesdheut të mbijetojë në brigjet tona.

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Lini një koment