Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFOKUS – SHBA ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për krerët ushtarakë të regjimit iraninan

FOKUS – SHBA ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për krerët ushtarakë të regjimit iraninan

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për udhëheqësit ushtarakë të Pasdaran.

“Këta individë udhëheqin njësi që kanë synuar personelin amerikan me sulme dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së me operacione kibernetike. Na ndihmoni të përballemi me këto kërcënime”, thuhet në njoftimin X të Departamentit të Shtetit.

”Kushdo që ka informacion të na ndihmojë”, thuhet në deklaratën e DASH e shoqëruar me foto të shefit të Pasdaran Ahmed Vahidi, komandantit Ali Abdollahi, shefit të hapësirës ajrore dhe dronëve Said Aghajani, shefit të luftës kibernetike Hamidreza Lashgarian dhe shefit të inteligjencës Majid Khademi.

Lini një koment