E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – Trump: SHBA ka të ngjarë të marrë kontrollin e Hormuzit, vendet e tjera të kontribuojnë financiarisht

FOKUS – Trump: SHBA ka të ngjarë të marrë kontrollin e Hormuzit, vendet e tjera të kontribuojnë financiarisht

UASHINGTON, 13 korrik /ATSH -AA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja ka të ngjarë të marrin kontrollin e operacioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe se pret që vendet e tjera ta paguajnë Washingtonin për mbrojtjen e kësaj rruge ujore strategjike.

“Ne do ta ruajmë atë. Do të paguhemi për ruajtjen e saj, shumë para. Duam të rimbursohemi për vënien në rrezik të popullit tonë”, tha Trump për “Fox News”.

Ai akuzoi Iranin për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të arritur midis SHBA-së dhe Iranit më 18 qershor.

“Ne patëm një marrëveshje. Ata gjithmonë e prishin atë. Ne thjesht do t’i godasim shumë fort. Ne ndoshta do ta drejtojmë Ngushticën!”, tha ai.

“Ne do të jemi engjëlli mbrojtës. Duhet të rimbursohemi për këtë”, shtoi Trump.

Lini një koment