E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›FOTOLAJM! Kjo është pamja e karburantit pas shpërthimit te Brryli

FOTOLAJM! Kjo është pamja e karburantit pas shpërthimit te Brryli

Kjo është pamja e pikës së karburantit në zonën e Brrylit, ku mëngjesin e sotëm ndodhi një shpërthim.

Nga shpërthimi dyshohet se është dëmtuar rëndë një pjesë e pikës së karburantit, ndërsa një godinë njëkatëshe është shembur.

Tre punonjës kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Lini një koment