Sunday, 25 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FRANCË – Gati 59 000 shtëpi mbeten pa energji elektrike pas stuhive

FRANCË – Gati 59 000 shtëpi mbeten pa energji elektrike pas stuhive

PARIS, 25 tetor /ATSH -alALAA/ – Rreth 59.000 familje në perëndim të Francës kanë mbetur pa energji elektrike deri të dielën në mesditë, pas stuhive Austen dhe Boelo, raportoi BFMTV.

Në një deklaratë, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike Enedis tha se mes tyre janë 27.500 konsumatorë në Bretanjë dhe 14.700 në Normandi.

Kompania bëri të ditur se ekipet e saj janë angazhuar për të kryer punimet e riparimit.

Sipas kompanisë së furnizimit me energji elektrike, në kulmin e stuhisë rreth 288.600 familje mbetën pa energji elektrike.

Lini një koment