FSHF përzgjedh formacionin dhe trajnerin e javës së 34-të në Abissnet Superiore
Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-të në kampionatin Abissnet Superiore. Skema e përzgjedhur është 1-4-3-3, me lojtarë që ndikuan në rezultatet vendimtare të javës.
Sipas telesport, në portë u vendos Roberts Ozols (Bylis). Mbrojtja përbëhet nga Jurgen Vrapi (Vora), Dime Dimov (Bylis), Diar Halili (Tirana) dhe Usni Ismaili (Dinamo City). Në mesfushë u përzgjodhën Bernard Karrica (Vora), Denis Pjeshka (Flamurtari) dhe Taofeek Malomo (Dinamo City). Sulmi përbëhej nga Erald Maksuti (Flamurtari), Walisson (Bylis) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).
Trajneri i javës u shpall Mirel Josa, pas fitores së rëndësishme të Bylisit në transfertë dhe paraqitjes së qëndrueshme të ekipit të tij, raporton telesport.