E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFSK dërgon ekip në Gaza, kryhet rikonicioni për misionin paqeruajtës

FSK dërgon ekip në Gaza, kryhet rikonicioni për misionin paqeruajtës

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të dislokohen trupat e saj në

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të dislokohen trupat e saj në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar ekipin me qëllim vlerësimin paraprak në terren dhe koordinimin e aktiviteteve për dislokimin e kontingjentit kosovar, i cili do të veprojë në kuadër të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet përgjegjëse për administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Në këto takime është diskutuar procesi i integrimit të kontingjentit të FSK-së, mënyra e zhvillimit të operacioneve të përbashkëta dhe koordinimi i mbështetjes logjistike gjatë misionit.

FSK ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar partneritetet strategjike dhe duke vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe paqes.

Lini një koment