E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: pres me padurim ndeshjet e ardhshme

Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: pres me padurim ndeshjet e ardhshme

Betim Fazliji iu bashkua sot grupit të Kombëtares së Kosovës dhe, siç njofton Telegrafi, u shpreh shumë i lumtur dhe krenar për ftesën që mori për ndeshjet e ardhshme të Dardanëve. Ai theksoi se përfaqësimi i vendit të tij ka një rëndësi të veçantë për të.

“Jam shumë i lumtur që më ka thirrur Kombëtarja. Tani që kam mundur të vij sot dhe t’i bashkohem ekipit, jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe kur vij këtu për ta përfaqësuar kombin dhe Kombëtaren tonë. Jam i lumtur dhe mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme”, tha Fazliji për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Fazliji foli edhe për stërvitjen e parë me ekipin, duke vlerësuar formën, motivimin dhe përqendrimin e lojtarëve para ndeshjes me Izraelin.

“Stërvitja ishte super, menjëherë me ekipin. Ekipi është në super formë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar, kështu që presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas në ‘Fadil Vokrri’”, u shpreh ai.

Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku Dardanët synojnë tre pikët para tifozëve të tyre.

Lini një koment