Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaFurgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes dy prej pasagjerëve kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet numri i të lënduarëve.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Lini një koment