Gates: Kolapsi i Kubës dhe rreziku i një valë emigrimi, kërcënimi kryesor për SHBA-në
Robert Gates, ish-sekretar i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi se rreziku më i madh që paraqet Kuba për SHBA-në nuk është veprimtaria e drejtpërdrejtë ushtarake, por mundësia e një kolapsi shtetëror që do të shkaktonte një krizë migrimi drejt Amerikës.
Raporton CBS News se në një intervistë për “Face the Nation” Gates theksoi shqetësimin për një skenar të ngjashëm me Mariel Boatlift të vitit 1980, kur rreth 125,000 kubanë u nisën drejt SHBA-së, duke vënë në presion shërbimet sociale në Florida.
Gates vuri në dukje se aktivitetet e Kubës, përfshirë mbështetjen për elemente të qeverisë së Nicolás Maduro në Venezuelë, kanë pasur ndikim në sigurinë kombëtare amerikane, por ai e konsideron që kërcënimi më i drejtëpërdrejtë është rreziku i kolapsit dhe pasojat humanitare që mund të sjellë. Qeveria Trump ka shprehur prej kohësh gatishmërinë për masa më të ashpra ndaj Kubës, ndërsa politika ekonomike, përfshirë kufizime ndaj furnizimeve të karburantit, ka rënduar situatën ekonomike të ishullit; ministri i energjisë i Kubës deklaroi kohët e fundit mungesën e karburantit.
Një zyrtar i agjencisë së inteligjencës i tha CBS News se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi në Havana dhe transmetoi mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të rrisin angazhimin ekonomik dhe të sigurisë në rast se Havana kryen ndryshime thelbësore.