Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e saj në krye të shërbimit informativ shqiptar, duke ngritur edhe pyetje mbi arsyet që, sipas tij, qëndruan pas këtij vendimi.

Gazetari u ndal edhe te karriera e Hysenit në Kosovë, si dhe te largimi i saj nga AKI-ja, duke paraqitur pretendimet e tij për rrethanat politike që, sipas tij, kanë ndikuar në këtë proces.

“Rasti i SHISH-it, gabimi më fatal fillestar ka qenë nga ana e Ramës, i cili e mori një person të shkëlqyer për punën e vet. Vlora Hyseni ka bërë një punë të shkëlqyer në Kosovë brenda AKI-së, por për mua, Vlora Hyseni është larguar për shkaqe politike nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Edhe ky e mori një person nga AKI-ja, që ishte absurd realisht, për ta vendosur në krye të SHISH-it në Shqipëri – në qoftë se jemi dy shtete, juridikisht jemi dy shtete. Prandaj, mbi bazën e kësaj, nuk duhej Edi Rama ta vendoste në krye të shërbimit informativ shqiptar. Që unë fillimisht i kam pasur dhe vazhdoj t’i kem dyshimet e mia: Pse e bëri një gjë të tillë? Sepse ky deshi ta spastrojë SHISH-in e Shqipërisë nga njerëzit të cilët ishin të lidhur ngushtë me Sali Berishën dhe me Partinë Demokratike”, tha Zeka.

Lini një koment