Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosova​Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës

​Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pohuar se qeveria ka diskutime me ShBA-në rreth çështjes së gazit.

Por siç tha “kjo temë është mes shumë të tjerave që diskutohen me vendet aleate duke u bazuar në interesin e Kosovës”.

“Ne kemi diskutime jo vetëm rreth gazit por edhe rreth shumë temave të sigurisë me të gjithë aleatët tanë, jo vetëm me ShBA-në dhe ne kemi treguar gjatë pesë viteve të fundit se me shumë përgjegjësi dhe seriozitet që jo vetëm që diskutojmë por edhe marrim vendime bazuar në interesin e Kosovës”, tha Gërvalla.

Si kryetare e partisë “GUXO” që është pjesë e koalicionit fitues “Vetëvendosje”, Gërvalla e komentoi edhe qëndrimin e Lidhjs Demokratike të Kosovës, për ta kushtëzuar çdo koalicion qeverisës me zbatimin e projektit të gazit amerikan.

Ajo tha se vendosja e kushteve, është parakusht shumë i keq për fillimin e negociatave.

“Opozita do të bënte mirë që të mos vendoste kushte sepse vendosja e kushteve janë parakusht shumë i keq për fillimin e negociatave. Unë mendoj që qytetari i Kosovës dhe ai është që vendos, nuk jam as unë as opozita dhe askush tjetër, qytetari e ka thënë fjalën e vet dhe do të duhej që si politikanë të përgjegjshëm të vendit tonë të ulemi dhe të diskutojmë se cilat janë rrugët më të mira dhe përsëri, pasi të kemi diskutuar, natyrisht që do ta informojmë publikun. Hapat e parë bëhen në fillim e hapat informues bëhen pastaj”, u shpreh Gërvalla. /Kp/

Lini një koment