Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Tragjedi për një familje në Bulqizë, pasi vajza e tyre vetëm shtatë vjeçe u nda nga jeta kur rrjedha e lumit mori katër fëmijë dhe mbyti një prej tyre.

Marisa D., 7 vjeçe u gjet e pajetë pak minuta më parë pas kërkimeve të ethshme për gjetjen e saj, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.

Katër fëmijët bashkë me dajën e tyre kishin dalë dje pasdite buzë lumit për tu freskuar.

Por ata i mori rrjedha e fuqishme e lumit Drin në Gjoricë të Bulqizës, pasi niveli i ujit u rrit papritur, dyshohet pas hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe.

Pas njoftimit të dhënë nga familjarët, shërbimet e Policisë ndërhynë në vendngjarje dhe, pas një operacioni kërkim-shpëtimi, mundën të shpëtonin tre nga katër fëmijët dhe dajën e tyre.

Ndërkohë, vazhduan intensivisht kërkimet për gjetjen e fëmijës 7 vjeçe, e cila fatkeqësisht u gjet e mbytur pasi u mor nga rryma e fuqishme e lumit.

Lini një koment