Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjendet i pajetë 25-vjeçari në një banesë në Astir, hetimet e para

Gjendet i pajetë 25-vjeçari në një banesë në Astir, hetimet e para

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë në zonën e Astirit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas informacioneve paraprake, më 14 qershor 2026, rreth orës 04:35, në ambientet e një banese në Astir është konstatuar i pajetë shtetasi me iniciale E.K., rreth 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa hetimet e para çojnë në dyshimin se bëhet fjalë për një vdekje natyrale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Lini një koment