Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjendet i pajetë në ujërat e lumit Mat ish-efektivi i Gardës së Republikës

Gjendet i pajetë në ujërat e lumit Mat ish-efektivi i Gardës së Republikës

Kanë marrë fund në mënyrë tepër tragjike kërkimet për ish-ushtarakun e karrierës dhe ish-efektivin e Gardës së Republikës Flamur Kolmarku, që ishte zhdukur që nga e enjta.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia. Blutë shprehen se trupi i pajetë i Kolmarkut është gjendur në ujërat e lumit rreth orës 10:00.

Trupi i pajetë i ushtarakut u gjet pranë fshatit Zenisht. Nga veprimet e para hetimore, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e pajetë.

Siç u raportua në media, Kolmarku dyshohet se kishte probleme me kujtesën.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

/tvklan.al

Lini një koment