Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë për çaktivizimin e saj

Gjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë për çaktivizimin e saj

Një bombë e komanduar raportohet të jetë gjetur mëngjesin e sotëm në rrugë, konkretisht në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit.

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.

Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lini një koment