E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjendet një celular gjatë kontrolleve në burgun e Vlorës

Gjendet një celular gjatë kontrolleve në burgun e Vlorës

Vijojnë kontrollet në burgjet e vendit. Gjatë një kontrolli në IEVP Vlorë, është gjetur një aparat celular i tipit “Iphone”

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, celulari është gjetur i fshehur brenda në dyshek në një nga qelitë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.

Kujtojmë se kohët e fundit janë kryer disa kontrollet të befasishme në disa nga institucionet e vuajteve të dënimit në vend ku janë gjetur disa herë sende të paligjshme, kryesisht aparate celularë.

/tvklan.al

Lini një koment