Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë, policia në vendngjarje (VIDEO)

Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë, policia në vendngjarje (VIDEO)

Një mortajë është gjetur mesditën e sotme pranë kanalit të ujërave të larta në qytetin e Vlorës, duke alarmuar banorët e zonës dhe duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Mortaja është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve që po kryheshin për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të kanalit. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik për kalimtarët.

Lini një koment