Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Farkës, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet
Shpërndaje:
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë pranë zonës së Urës së Farkës, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një personi.
Dyshohet se personi është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit dhe në kërkim të autorit.