E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Bota›Gjermania i kërkon Iranit angazhim serioz në negociatat me SHBA-në

Gjermania i kërkon Iranit angazhim serioz në negociatat me SHBA-në

Gjermania i kërkoi sot Iranit të angazhohet në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një muaj pas fillimit të ofensivës izraelito-amerikane kundër Teheranit, sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul,  pas një takimi të G7-s në Francë.

“Regjimi iranian do të bënte mirë të angazhohej tani në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul.

“Ka shenja fillestare se diskutime të tilla mund të zhvillohen”, shtoi ai, pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G7-s pranë Parisit, ku mori pjesë edhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio./ a.jor.

Lini një koment