E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Një zjarr ka rënë në një biznes në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Me mbërritjen e shërbimeve, u konstatua se flakët kishin përfshirë një ambient që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit. Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, duke përdorur fikëse me pluhur dhe ujë.

Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri u neutralizua pa marrë përmasa të mëdha dhe u shmang përhapja e flakëve në ambientet e tjera të biznesit.

Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.

Lini një koment