Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër është njoftuar rreth orës 17:23 nga një qytetar për rënien e një zjarri në afërsi të zonës së banuar, në lagjen “Zinxhira”.

Vatra, e përbërë nga barishte, shkurre dhe mbeturina, paraqiste rrezik për përhapjen e flakëve drejt banesave përreth.

Pas sinjalizimit, automjeti zjarrfikës dhe grupi i gatishmërisë u nisën menjëherë drejt vendngjarjes, ku konstatuan përhapjen e flakëve në terren.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi i menjëhershëm i vatrës dhe shuarja e plotë e saj, duke parandaluar çdo pasojë apo dëmtim të mundshëm në banesat e zonës.

Situata u vu nën kontroll pa dëme materiale.

Lini një koment