E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›GJKKO cakton masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e policisë Uljan Shpataraku

GJKKO cakton masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e policisë Uljan Shpataraku

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.

Shpataraku, i arrestuar nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit, pasi shoqëronte Ergys Agasin, i cili u arrestua disa ditë më parë, ishte përjashtuar nga Policia disa javë më parë. Pas arrestimit, ndaj tij nisën edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që e posedonte për shkak të funksionit.

Shpatarakut iu hoq leja e armës, ndërsa gjatë procedurave është sekuestruar arsenali i armëve që mbante në banesën e tij.

Gjatë verifikimeve, sipas të dhënave të bëra publike, rezultoi se ish-zyrtari policor mbante në banesë, me leje, disa armë zjarri private.

Në kuadër të procedurave, janë sekuestruar gjithsej 7 armë, konkretisht 3 pistoleta, 2 shotgunë dhe 2 pushkë.

Lini një koment