Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn, pasi i shpalli fajtor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë e sulmit me armë mbetën të plagosur Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Lini një koment