GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një ankimim për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Hyseni kërkon në Apel rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktim të masës së sigurimit dhe lirimin e saj.
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Vlora Hysenit u caktua nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për akuzat “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Hyseni dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi, teksa ai ndodhej në kërkim, duke i përcjellë informacione të klasifikuara shtetërore. Agasi u arrestua më 26 gusht, i dyshuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t.