Friday, 10 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg

Gjykata Supreme e Koresë së Jugut ka lënë në fuqi vendimin e një gjykate të shkallës së parë, duke dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me shtatë vjet burg për pengimin e zyrtarëve në kryerjen e detyrave të tyre.

Vendimi u bë publik gjatë një seance dhe përbën vendimin e parë përfundimtar të Gjykatës Supreme ndaj ish-presidentit, i cili përballet me gjithsej tetë procese gjyqësore që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas akuzës, Yoon urdhëroi Shërbimin e Sigurisë Presidenciale të pengonte arrestimin e tij në janar 2025, duke mos zbatuar urdhrin e autoriteteve. Ai u arrestua vetëm pas përpjekjes së dytë të forcave të zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, në shkurt 2026, një gjykatë e shkallës së parë e dënoi Yoon me burgim të përjetshëm për organizimin e një kryengritjeje kundër rendit kushtetues. Më herët, në prill 2025, Gjykata Kushtetuese vendosi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme kishte shkelur Kushtetutën, vendim që çoi në shkarkimin e tij nga detyra.

Lini një koment