Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjykata e Lartë lë në fuqi masat për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi masat për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, si dhe të Sergej Hasanpapajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.

Të dy të pandehurit ishin ekstraduar pak muaj më parë nga Belgjika, ku ishin arrestuar me kërkesë të SPAK. Mario Çela dyshohet për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë “vrasje me paramendim”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municioni”, si dhe “korrupsion aktiv në sektorin privat”.

Edhe Sergej Hasanpapaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për vepra të rënda penale, përfshirë dyshime për përfshirje në vrasjen e shtetasit Bledar Muça në Belgjikë.

Sipas akuzës, 32-vjeçari dyshohet për “vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë dhe e kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municioni”.

Suel dhe Mario Çela

Lini një koment