Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fatime Kryemadhit, e cila u ankua për vendimin e ndërmjetëm të GJKKO qe kur u tërhoq nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, kërkesa nuk ju pranua.

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Lartë e cila deklaroi se nuk e pranon ankimin e veçantë nga e pandehura Fatime Kryemadhi kundër vendimit të ndërmjetëm të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sakaq gjyqi i themelit ku Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro xhixho është shtyrë në muajin shtator për shkak të pushimeve qe gjykata i merr në gusht. Në këtë proces të veçuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, SPAK ka shpallur pretencën ndaj të treve ndërsa është radha e të akuzuarve për tu mbrojtur.

Lini një koment