Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve

Gjykata e Lartë këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka shpallur zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Njëkohësisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shpalli datën e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor e cila do të mbahet më 25 shtator ora 10:00.

Zgjedhjet do të zhvillohen për zgjedhjen e 1 gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët:

Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë

Sandër Simoni – Gjykata e Lartë

Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Lini një koment