Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin

Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin

Gjykata e Tiranës këtë të premte ka vendosur vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.

Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.

Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruar nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.

Lini një koment